Ndërlidhjet

TOKIO


Autoritetet në Japoni kanë filluar sot eliminimin e rreth 130 mijë shpezëve në një fermë, pasi që është raportuar për simptome të gripit të shpezëve. Nga gripi i shpezëve, që është paraqitur në fillim të janarit në shtetet aziatike, deri më tani kanë vdekur 22 njerëz, 15 në Vietnam dhe 7 në Tajlandë, ndërkaq që më shumë se 100 milion shpendë janë eliminuar në përpjekje të ndalimit të kësaj epidemie.
XS
SM
MD
LG