Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e dënoi ndalimin e Agim Çekut dhe e vlerësoi si "një aksion të papranueshëm". Ai kërkoi nga autoritetet e Hungarisë që menjëherë ta lirojnë zotin Çeku. Në kumtesën e zotit Rugova u tha se fletë arrestet e Serbisë "nuk janë të vlefshme për qytetarët e Kosovës". Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në aeroportin e Prishtinës, me tu kthyer nga Italia, tha se "për fat të keq fletë arrestet e strukturave paralele serbe ende po kanë peshë". Ai mëtutje tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe se po angazhohen për lirim e Agim Çekut. Kryeminsitri Rexhepi tha se ndalimi i Agim Çekut mund ta pengoj vazhdimin e dialogut me Beogradin.
XS
SM
MD
LG