Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, nëpërmjet të një kumtese të sotme të zyrës së tij, ka akuzuar misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Bosnjë, SFOR, për gabime në komunikime pas përplasjes së aeroplanit, që shkaktoi vdekjen e kryetarit Boris Trajkovski. Zoti Cërvenkovski mbrëmë vonë është takuar me një zyrtar të lartë të Sforit në Sarajevë për ta diskutuar këtë çështje. Në kumtesën e kryeministrisë së Maqedonisë thuhet se SFORI ka pranuar kritikat. Agjencia Reuters mëtutje informon se zyrtarët e Sforit nuk kanë dhënë komente lidhur me këtë kumtesë.
XS
SM
MD
LG