Ndërlidhjet

logo-print

BUDAPEST, PRISHTINË, PRAGË


Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë informuar për lirimin e gjeneral Agim Çekut nga ndalimi në aeroportin e Budapestit. Lirimin e zotit Çeku e ka konfirmuar edhe Shandor Orodan, zëdhënës i policisë kufitare të Hungarisë. Ai ka thënë se Agim Çeku është liruar meqë kishte pasaportë kroate. Këtë informacion për programin tonë e siguroi Silvester Varga, korrespondent i agjencisë Beta nga Budapesti. Komandanti i Trupave mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku më herët ishte ndaluar nga policia kufitare hungareze, për shkak të, siç është thënë, një fletarrestit ndërkombëtar. Por burime nga TMK-ja kanë thënë se fletarresti ishte i autoriteteteve të Serbisë.
XS
SM
MD
LG