Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka miratuar kërkesën për dërgimin e forcave ndërkombtare në Haiti, pas dorëheqjes së presidentit të këtij vendi Zhon Bertrand Aristid, dhe largimin e tij nga shteti. 15 vende të këshillit, unanimisht kanë aprovuar këtë mëngjes kërkesën për dërgimin e forcave në Haiti me qëllim të stabilizimit të situatës së krijuar në tre javët e fundit. Marinsat e parë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur sot herët, ndërkohë që më shumë se 100 trupa ushtarake nga Franca janë në rrugë për në Haiti, poashtu edhe Kanadaja ka premtuar se do të ndihmojë në stabilitetin e situatës së krijuar në Haiti. Ndërkohë, bëhet e ditur se presidenti Zhon Bertrand Aristid, i cili dje u largua nga Haiti ka arritur sot në Republikën e Afrikës Qëndrore.