Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova po përjeton zhvillim të rëndësishëm dhe inkurajues të demokracisë dhe konsolidimit të institucioneve integruese demokratike, si dhe bëhet pjesë e proceseve integruese rajonale dhe evropiane, nën drejtimin e sigurtë dhe modern të UNMIK-ut, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano me rastin e përurimit të pikës doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë.
Nano arriti për vizitë zyrtare dy ditëshe në Kosovë, ku do takohet me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë të Kosovës.
Në përurimin e kompleksit doganor në Morinë morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe zëvendës shefi i UNMIK-ut Charles Brayshow.
Rexhepi tha se vendkalimi kufitar do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërsa Brayshow tha se UNMIK-u do t'i mbështesë dhe ndihmojë projektet e ngjashme.
Kompleksin doganor në Morinë, Banka Botërore e finansoi me 900 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG