Ndërlidhjet

PORT-AU-PRINCE


Marincat amerikanë mbërritën në Haiti, në kuadër të përpjekjeve për rivendosjen e rendit pas largimit të presidentit Jean-Bertrand Aristide në Republikën Afrikane Qendrore.
Rreth 200 ushtarë amerikanë u vendosën në aeroportin e kryeqytetit Part-au-Prince.
Në Paris, ministria e Mbrojtjes tha se në Haiti kanë mbërritur rreth 50 ushtarë për t'i mbrojtur shtetasit francezë atje.
Më parë Këshilli i Sigurimit autorizoi vendosjen e një force shumëkombëshe në Haiti për tre muaj.
Sipas kushtetutës së vendit, detyrën e presidentit do ta ushtrojë kreu i Gjykatës Supreme Boniface Alexandre.
XS
SM
MD
LG