Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e mirëpriti vendimin e Këshillit Qeverisës të Irakut për kushtetutën e përkohshme.
"Kushtetutën mbetet ta shohim, por kjo është zgjidhje e mirë. Islami është fe shtetërore, por irakienët duhet ta kuptojnë se Islami nuk mund të jetë baza e vetme e ligjit", tha Powell, duke shtuar se drafti me gjasë do të miratohet nga administratori Paul Bremer.
Në Londër, zyra e kryeministrit Tony Blair tha se drafti i siguron të drejtat themelore të irakienëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Projekt kushtetuta i vë bazat e të drejtave të njeriut, e siguron rolin e gruas në legjislacionin e ardhshëm dhe e njeh parimin e federalizimit të Irakut.
Statusi i zonave kurde mbetet të përcaktohet më vonë.
XS
SM
MD
LG