Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka emërtuar Mikhail Fradkov në postin e kryeministrit të ri të vendit.
"Kishim detyrë të vështirë. Kandidati duhej të jetë profesionist i lartë, i ndershëm dhe me përvojë në punët e shtetit", tha Putin.
53-vjeçari Fradkov ishte i dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, ndërsa para kësaj, drejtor i policisë tatimore.
Në Bruksel, Bashkimi Evropian e mirëpriti vendimin e presidentit Putin për kryeministrin e ri.
Zëdhënësi i Komisionit Reijo Kemppinen tha se ky paraqet sinjal pozitiv për rëndësinë që Rusia ua kushton marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.
"Gjatë muajve që zoti Fradkov këtu ishte ambasador i Rusisë, marrëdhëniet mes tij, komisionerëve dhe kryetarit Romano Prodi ishin të shkëlqyeshme", tha Kemppinen.
XS
SM
MD
LG