Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Kosova po realizon aspiratën e vjetër të popullit të saj, i cili mbështetet sot fuqimisht nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare që po i bën Kosovës.
Sonte Nano takoi në Prishtinë shefin e UNMIK-ut, Harri Holkeri, kurse gjatë ditës mori pjesë në përurimin e ndërtesës së re të pikës kufitare të Morinit.
Nesër, Nano pritet të takojë dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe liderët e partive kryesore politike.
XS
SM
MD
LG