Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld e përgëzoi Këshillin Qeverisës të Irakut për miratimin e Kushtetutës së përkohshme, duke thënë se dokumenti është hap i rëndësishëm në rrugën drejt një Iraku të lirë e demokratik.
"Të drejtat që garantohen me kushtetutën e përkohshme janë mu ato të cilat irakienëve u janë mohuar me dekada të tëra nga regjimi i Saddam Husseinit. Kushtetuta e përkohshme e përligj fundin e epokës së Husseinit dhe lindjen e një kombi të ri", tha Rumsfeld.
Në Bagdad, anëtari i Këshillit Qeverisës Adnan Pachachi, miratimin e dokumentit e cilësoi si një ngjarje të paparë.
"Njëzërit e miratuam instrumentin, ligjin për administrimin e Irakut gjatë periudhës kalimtare. Ai e përfshin korpusin e të drejtave që nuk është parë në këtë pjesë të botës", tha Pachachi.
XS
SM
MD
LG