Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Uashingtoni ka shprehur keqardhje për vendimin e Bashkimit Evropian të vendosë sanksione tregtare kundër Shteteve të Bashkuara.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregti Pascal Lamy tha se sanksionet do të ngriten kur Shtetet e Bashkuara t'i ndryshojnë ligjet kontestuese.
"Sa më shpejt që ata e tërheqin ligjin, aq më parë do të ngriten sanksionet. Jam i gatshëm t'i tërheqë sanksionet në ditën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta tërheqë ligjin", tha Lamy.
Zëdhënësja e Komisionit Arancha Gonzalez tha se unioni "nuk kishte zgjidhje", pasi priti dy vjet që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë ligjin, i cili kompanive amerikane u mundëson përfitime nga taksat e reduktuara të eksportit.
XS
SM
MD
LG