Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është takuar në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Rexhepi. Në këto takime zoti Nano ka thënë se viti 2005 është koha e duhur për hapjen e cështjes së statusit përfundimtar të Kosovës dhe se Shqipëria do të shfrytëzojë autoritetin e saj në kontaktet me faktorët ndërkombëtarë, për të shpjeguar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në respektimin e këtij afati. Kryeministri i Shqipërisë në këto caste është duke zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG