Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sot është një ditë e rëndësishme në procesin e zgjedhjes së kandidatit presidencial demokrat për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është quajtur "e marta e madhe", pasi përzgjedhja do të zhvillohet në 10 shtete, përfshi Nju Jorkun dhe Kaliforninë.
Senatori John Kerry, i cili është pretendenti kryesor në mesin e demokratëve, vazhdon të kritikojë presidentin Bush.
Kerry ka deklaruar para votuesve në Baltimore, Merilend, se presidenti Bush nën pretendimin se po e bënte Amerikën një vend më të sigurt, në fakt krijoi terrorist dhe aty ku nuk kishte.
XS
SM
MD
LG