Ndërlidhjet

MOSKË


Mihail Fradkov, i cili është emëruar si kryeministër i ardhshëm i Rusisë, nga presidenti Vladimir Putin, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Moskë.
Fradkov ka mbërritur nga Brukseli, ku kryente detyrën e të dërguarit të Rusisë pranë Bashkimit Evropian.
Përpara largimit nga Brukseli Fradkov deklaroi se mardhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe prespektiva është premtuese. Nëse konfirmohet emërimi i tij në postin e kryeministrit ai do bëjë c'është e mundur për të siguruar se bashkëpunimi do njohë rritje, deklaroi Fradkov.
XS
SM
MD
LG