Ndërlidhjet

SARAJEVË


Njësiti francez i SFOR-it bartë prëgjegjësi të plotë për përplasjen e aeroplanit të presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka informuar Televizioni i Sarajevës, duke iu referuar burimeve, siç është thënë, të besueshme policore. Ky televizion ka bërë të ditur se radari që udhëhiqte aeroplanin nga kontrolli i fluturimeve kishte qenë në defekt tri ditë më parë. Televizioni i Bosnjë Hercegovinës ka raportuar se fatkeqësia nuk ka ndodhur për shkak të gabimit të pilotit apo të ndonjë gabimi tjetër teknik. Sipas raportit të kësaj qendre televizive, kontrolluesit francez të fluturimit menjëherë janë kthyer në Francë.
XS
SM
MD
LG