Ndërlidhjet

PARIS


Presidentët Jacques Chirac i Francës dhe George Bush i Shteteve të Bashkuara kanë vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e këtyre dy vendeve në përpjekjet për ta rivendosë rregullin në Haiti, gjatë një bisede të sotme telefonike, ka thënë zëdhënësi i presidentit francez, Catherine Colonna. Ajo ka thënë se presidenti Bush ka telefonuar për të shprehur kënaqësi për bashkëpunim shumë të mirë francezo-amerikan dhe për ta falënderuar Francën për aksionin e saj. Prej ditës së djeshme në Port-o-Prens të Haitit ndodhen trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të Francës.
XS
SM
MD
LG