Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Irakut pas sulmeve të djeshme që lanë mbi 140 të vrarë dhe 450 të plagosur në Bagdad dhe Qerbela.
Zyrtarët amerikanë thanë se në Qerbela janë arrestuar 15 të dyshuar për shpërthimet, ndërsa Mowaffak al-Rubaie, anëtar shiit i Këshillit Qeverisës, tha se liderët irakienë janë në kërkim të Abu Musab Zarqawi, pjesëtarit të Al Kaidës.
"Këta terroristë, Zarqawi dhe banda e tij kanë kryer krim. Populli i Irakut kurrë nuk do të qetësohet pa e futur atë në burg", tha al-Rubaie.
Në Irak u shpallën 3 ditë zie, ndërsa Këshilli Qeverisës e shtyu firmosjen e kushtetutës së përkohshme të caktuar për sot. Pritet që dokumenti të nënshkruhet të premten.
XS
SM
MD
LG