Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Amnesty International ka shprehur shqetësime për mospërmbushjen e obligimeve, që unioni Serbi-Mali i Zi i mori përsipër kur u pranua në Këshillin e Evropës në Mars, 2003.
Organizata thotë se është e dëshpëruar me refuzimin e autoriteteve të Beogradit për mos dorëzimin e katër të akuzuar për krime të luftës nga Tribunali i Hagës.
Në raportin veçanërisht theksohet "skandali i Batajnicës, ku mbi 700 shqiptarë civilë ishin varrosur në varrezat e fshehta në një pronë të Ministrisë së Brendshme.
Amnesty International përkujton se për këtë rast, në unionin Serbi-Mali i Zi nuk është ngritur asnjë aktpadi edhe pse kaluan mbi 4 vjet e gjysmë nga zbulimi i varrezës.
Në raportin mes tjerash kritikohet trajtimi i të burgosurve dhe diskriminimi i romëve, sidomos atyre që janë shpërngulur nga Kosova pas bombardimeve të NATO-s.
XS
SM
MD
LG