Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Valter Shvimer.
Presidenti Moisiu vlerësoi ndihmën e dhënë nga KE-ja
dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit. Duke folur për zhvillimet demokratike në vend, Moisiu u ndal në reformën e sistemit gjyqësor, të cilën e vlerësoi si një nga sfidat më të rëndësishme për vendin. Sipas Presidentit, vetëm një drejtësi e garantuar siguron një demokraci të shëndoshë.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i KE-së Shvimer shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e KE-së për kontributin e Presidentit në zbutjen e klimës politike në vend. Ai tha se për çështjet thelbësore për vendin duhet që forcat politike të bashkëpunojnë, duke u ndalur vecanërisht në reformat e mësipërme si dhe në luftën e vazhdueshme ndaj krimit, trafiqeve e korrupsionit.
XS
SM
MD
LG