Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në një fazë të re, pasi Senatori John Kerry ka fituar në parim kandidimin e demokratëve, pas zgjedhjeve në 10 shtete të martën e shkuar.
Gjatë një fjalimi, të mbajtur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, presidenti George Bush ka deklaruar:
"Kundërshtari im, senatori John Kerry, pranon se Sadam Huseini ishte kërcënim, por ai nuk mbështet vendimin tim për rrëzimin e Sadam Huseinit. Ndoshta ai shpresonte se Sadam Huseini do të humbte në zgjedhje."
Presidenti amerikan ka filluar fushatën e tij edhe përmes një spoti publicitar, në anglisht dhe spanjisht, i cili ka nisur të transmetohet në Shtetet e Bashkuara gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG