Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Qeveria e re e Serbisë nuk do ti dorëzojë zyrtarët ushtarak dhe policorë serb të kërkuar nga Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës", ka thënë Dragan Marshiqanin, zëvëndës i kryeministrit Vojisllav Koshtunica. Ai më tej ka shtuar se "Beogradi nuk do të merr hapa në këtë drejtim edhe nëse përkrahja financiare varet nga kjo. Qeveria do të insistojë që personat e akuzuar për krime lufte, të gjykohen në gjykatat brenda Serbisë". Në anën tjetër Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin për të ndihmuar Serbinë me qindra miliona dollarë, por me kusht që kjo e fundit të bashkëpunojë me Tribunalin Ndërkombëtarë të Hagës.
XS
SM
MD
LG