Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Donald Rumsfeld, ka thënë sot se "as trupat amerikane, e as forcat e sigurimit irakien nuk mund t'i mbrojnë irakienët nga sulmet shkatërruese, siç ishte ky i fundit ndaj myslimanëve shiitë."Terroristët kanë epërsi. Ata mund të sulmojnë në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi duke përdorur teknik të ndryshme", ka thënë Rumsfeld për të shtuar se "është e pamundur që forcat mbrojtëse në Irak, sikur forcat amerikane ashtu edhe ato irakiene, të mbrojnë çdo pjesë nga sulmet e mundshme ku përdoret teknik e ndryshme. Dhe kjo është arsyeja për luftë globale ndaj terrorizmit", ka thënë Ramsfeld, duke u përgjigjur në deklaratat Këshillit qeverisës të Irakut se "forcat e koalicionit nuk po bëjnë aq sa duhet në mbrotje të vendit. Gjatë sulmeve të fundit në Irak janë vrarë së paku 180 njerëz.
XS
SM
MD
LG