Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair po përpiqet të kundërshtojë kritikat që janë drejtuar kundër tij për luftën në Irak, duke folur për kërcënimin që përbën terrorizmi botëror. Duke folur në Sedgelfild, Blair ka thënë se "Britania po përballet me kërcënime për sulme të tilla prandaj është shumë e rëndësishme të ndalohet përhapja e armëve të shkatërrimit në masë". Edhe pse ka pranuar se deri tani nuk ka patur prova për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë, Blair tha se "kërcënimet nga këto armë janë të pashmangshme". Nga ana tjetër ish kreu i inspektorëve të armëve të OKB-së, Hans Bliks ka deklaruar se "lufta në Irak ishte ilegale". Sidoqoftë, Bliks nënvizoi se "nuk ishte dakort me thëniet që presidenti Bush dhe kryeminsitri Blair duhet të japin dorëheqjen apo të përballen me gjykatën për këtë luftë".Sipas tij "të dy liderët janë duke paguar çmimin politik për vendimet e tyre".
XS
SM
MD
LG