Ndërlidhjet

BAGDAT


Agjencitë e lajmeve njoftojnë se disa shiitë, anëtarë të Këshillit Qeverisës të Irakut kanë refuzuar, në momentin e fundit, të nënshkruajnë Kushtetutën e Përkohshme të Irakut, si rezultat i së cilës ceremonia e nënshkrimit është shtyer. Me këtë rast zëdhënësi i Këshillit Qeverisës të Irakut, Hamid Al- Kifai tha se "fraza të caktuara, në propozim tekstin kushtetues, fillimisht duhet të kontrollohen. Një numër anëtarësh janë duke i diskutuar disa pika të përfshiera në dokument, dhe natyrisht nuk ka kurfarë mos-marrëveshje", ka thënë Kifai.Kjo Kushtetutë, përmban një ligj të të drejtave, dhe strukturën e një Asambleje Kombëtare të Përkohshme.
XS
SM
MD
LG