Ndërlidhjet

MOISIU VLERËSON LART PERSONALITETIN E TRAJKOVSKIT


Alfred Moisiu, President i Republikës së Shqipërisë

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti president, a mendoni se vdekja e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski do të ndikojë negativisht në sferën politike dhe të sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit?

ALFRED MOISIU
Unë para takim me presidentin e përkohshëm zotin Jordanovski edhe i thashë miqësisht që duhet të vazhdoni punën dhe veprën e Trajkovskit, sepse është për të mirën tuaj dhe për të mirën e gjithë rajonit. Dhe ai tha që unë po e po do e vazhdoj, por unë shpresoj dhe kam bindjen që dhe personi që do zgjidhet do ta vazhdojë këtë punë. Sepse të gjithë e kanë të qartë tashmë se nuk është lufta ajo që i zgjidh problemet, është paqja, e cila u duhet të gjithëve dhe ne ballkanasit që kemi patur një histori vërtet të trishtueshme, nuk kemi më pse të vazhdojmë rrugën e vjetër. Është një fatkeqësi që në Serbi u zgjodhën dhe një pjesë e mirë e deputetëve janë të qëndrimeve nacionaliste. Por shpresojmë që dhe ata, vetë popullsia do ta kuptojnë që nuk është ajo rrugë që duhet ndjekur.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Ohrit që u nënshkrua mbi patronazhin e kryetarit të ndjerë të Maqedonisë?

ALFRED MOISIU
Unë me presidentin Trajkovski sa herë që takohesha, qoftë në telefon qoftë në takime zyrtare, gjithmonë bisedonim. E këshilloja vazhdimisht që ta shtynte përpara realizimin e ligjeve që duheshin për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, se vetëm kështu do ketë stabilitet Maqedonia. Dhe ai më kuptonte drejt. Madje unë pata këmbëngulur që të ketë dhe këshilltarë në stafin e tij dhe mesa di unë e ka realizuar dhe këtë. I thoja je president i një vendi shumë-etnik dhe duhet të kesh në stafin tënd përfaqësues nga gjithë etnitë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si mund të ndikojë zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës mbi situatën e përgjithshme në rajonin e Ballkanit dhe Maqedoni?

ALFRED MOISIU
Pata një takim me zotin Holkeri dhe ai ishte shumë i gëzuar sepse takimi i parë mes Prishtinës dhe Beogradit kishte dalë me sukses, sidomos për problemin e energjisë, problem teknik sigurisht por më tha që ka marë vendim që dhe problemi i privatizimit të ecë përpara. Ne këtë punë tha do ta çojmë përpara se s'bën sepse është në interesin e Kosovës, të rajonit por edhe të Evropës.

Intervistoi Ivan Bllazhevski


XS
SM
MD
LG