Ndërlidhjet

logo-print

CRAWFORD/TEXAS


Sulmet vetëvrasëse në tempujt shiitë në Bagdad dhe Qerbela dhe mosmarrëveshjet rreth projekt kushtetutës nuk do ta ndalin progresin e Irakut drejt demokracisë, ka deklaruar presidenti amerikan George Bush.
"Irakienët po bëjnë progres të shkëlqyer", tha Bush në fjalimin javor të radios.
"Anëtarët e Këshillit Qeverisës debatojnë hapur dhe lirshëm për kornizën e re, me të cilën do ta qeverisin vendin. Ky ligj kalimtar do t'i sigurojë të drejtat e të gjithë irakienëve, dhe do ta çojë vendin drejt ardhmërisë demokratike", tha Bush.
"Irakienët nuk duan të jetojnë në frikë, ashtu siç nuk duan as anëtarët e koalicionit tonë. Do t'i mundim terroristët, të cillët Irakun duan ta fusin në kaos dhe dhunë, dhe do të qëndrojmë pranë irakienëve derisa ta ndërtojmë demokracinë stabile, paqësore dhe të suksesshem", tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG