Ndërlidhjet

BAGDAD


Shtetet e Bashkuara e kanë minimizuar shtyrjen e nënshkrimit të kushtetutës së përkohshme të Irakut.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan e përshkroi vonesën si punë të demokracisë, duke shtuar se më e rëndësishmja është që liderët irakienë, çështjet të mund t'i diskutojnë lirisht dhe në mënyrë publike.
Dokumenti nuk u nënshkrua dje pasi 5 anëtarët shiitë të Këshillit Qeverisës nuk u dakorduan me nenet që kanë të bëjnë me autonominë kurde.
Në deklaratën e lëshuar, Këshilli tha se do të rimblidhet të hënën për ta finalizuar çështjen dhe nënshkruar dokumentin, i cili konsiderohet kyç për dorëzimin e pushtetit nga amerikanët tek irakienët.
XS
SM
MD
LG