Ndërlidhjet

ATHINË


Sot në Greqi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Më se 9 milionë votues do të vendosin se a do të mbetet në pushtet Partia Socialiste, që do të ishte mandati i katërt qeverisës i kësaj partie, apo do të votojnë për partinë opozitare, Demokracia e Re. Pasi votoi në qytetin Larisa, George Papandreou, lideri i partisë socialiste në pushtet tha:
- Mesazhi nga e gjithë Greqia është shumë pozitiv…ne po lëvizim kah një rezultat optimist.
Në frumë optimiste u shpreh edhe lideri i partisë opozitare, Demokracia e re, Costas Karamanlis, pasi votoi në Selanik:
- Sot është festë për demokraci. Qytetarët po votojnë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
XS
SM
MD
LG