Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka ndërmarrë hapa për ta bindur përsëri botën se programet e tij bërthamore janë paqësore dhe se dëshiron që Agjencia ndërkombëtare për energji atomike ta kryejë sa më parë punën lidhur me këtë çështje, ka thënë sot Hasan Rowhani. Këto komente u bën vetëm një ditë para se çështja e programit bërthamor të Iranit të diskutohet në Agjencinë ndërkombëtare të energjisë atomike.
Zoti Rowhani, që është edhe kryesues i Këshillit të lartë për siguri konmbëtare të Iranit, nuk ka qartësuar se këto komente të tij a paralajmërojnë kërcënimin për përfundimin e bashkëpunimit të Iranit me agjencinë atomike të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG