Ndërlidhjet

NAXHAF, IRAK


Anëtari i Këshillit qeverisës të Irakut, Movafak al-Rubaie ka thënë sot se të hënën do të nënshkruhet Kushtetuta e Përkohshme e Irakut. Këto komente ai i bëri pas takimit me ajatollah Ali al-Sistani, që ka ndikim të madh në popullatën shumicë shiite në Irak. Gjatë kësaj jave nënshkrimi i kësaj kushtetute u shty disa herë për shkak të vërejtjeve të bëra nga anëtarët shiitë të Këshillit qeverisës të Irakut.
XS
SM
MD
LG