Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtari i fushatës për rizgjedhjen e presidentit amerikan, George Bush, Marc Racicot ka thënë sot se nuk planifikohet tërheqja e spoteve televizive në të cilat paraqiten pamje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Në një intervistë në kanalin televiziv Foks, ai ka thënë se "këto pamje paraqesin veprimet e presidentit gjatë një momenti shumë të vështirë". Përdorimi i këtyre pamjeve në spotet zgjedhore televizive të presidentit Bush është kritikuar nga pjsëtarë të familjarëve dhe të zjarrfikësve që kishin pësuar më 11 shtator të vitit 2001. Këto pamje ishin kritikuar edhe nga kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, John Kerry.
XS
SM
MD
LG