Ndërlidhjet

BAGDAD


Udhëheqësi i Partisë më të madhe të myslimanëve shiitë në Irak, Abdel Aziz al-Hakim, ka deklaruar se nuk është i kënaqur me kushtetutën e përkohshme që është miratuar dje.
Hakim ka thënë se nuk është e drejtë të vendosësh ligje, të cilat nuk janë hartuar nga një strukturë e zgjedhur me vota.
"Ka një numër problemesh në kushtetutën e përkohshme, për të cilat duhet të bëjmë më shumë përpjekje për t'i zgjidhur në të ardhmen. Këto probleme mund të përmblidhen në faktin se po vendosim ligje të miratuara nga struktura që nuk janë zgjedhur me votime", tha al-Hakimi, drejtuesi i partisë më të madhe shiite në Irak.
XS
SM
MD
LG