Ndërlidhjet

logo-print

SINGAPOR


Kreu i Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Ridge ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe vendet aziatike janë partnerë shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
Sipas Ridge, që nga sulmet e 11 shtatorit, mbi 70 vende i janë bashkangjitur Uashingtonit në koalicionin kundër terrorizmit.
"Asnjë vend i vetëm nuk mund të jetë plotësisht i sigurt pa bashkëpunim dhe angazhimin e miqve dhe aleatëve në të gjithë botën. Ne mendojmë se kjo varshmëri është dicka e mirë, pasi na ndihmon të frymëzohemi nga standardet e larta të njëri-tjetrit", tha Sekretari amerikan për Sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG