Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Është zhvilluar takimi i parë i grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit për personat e zhdukur gjatë luftës. Ky takim është takimi i dytë në kuadër të bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë e Malit të Zi. Javën e kaluar grupet e ekspertëve diskutuan për cështjet e energjitikës.
Kryesuesi i takimit të sotëm ishte Francois Stamm, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Delegacioni i Kosovës drejtohej nga Pablo Baraybar kurse ai serb nga Vladimir Bozhoviq.
Takimi i sotëm ishte njohës për palët dhe u mbyll me përfundimin se dialogu në këtë cështje duhet të vazhdojë deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG