Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, nëpërmjet një komunikate, e ka dënuar ashpër vendosjen e mjeteve shpërthyese ditëve te fundit në Prishtinë dhe ka kërkuar nga autoritetet e rendit të jenë në veprim të vazhdueshëm për hetimin e këtyre rasteve dhe në forcimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Ai gjithashtu ka kërkuar që kufijtë e Kosovës të kontrollohen më rreptë, meqë, sipas tij, shërbimet sekrete të infiltruara në Kosovë nga disa vende fqinje punojnë në destabilizimin e Kosovës. Këto akte kriminale gjithashtu tentojnë të destablizojnë Kosovën në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga presidenca e Kosovës.
XS
SM
MD
LG