Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Autoritetet turke po vazhdojnë me hetimet rreth incidentit të djeshëm me ç'rast dy sulmues vetëvrasës me bombë kanë sulmuar një ndërtesë të sektit masonik në Stamboll. Me këtë rast dy persona kanë vdekur ndërkaq më shumë se 5 të tjerë janë plagosur. Guvernatori i Stambollit Muhamer Gyler ka thënë se "askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Po bëjmë përpjekje të nxjerrim në shesh nëse ka ndonjë lidhje ndërmjet sulmeve të djeshme dhe sulmeve të mëhershme në Stamboll. Mirpo, për momentin nuk kemi gjetur ndonjë lidhje të tillë. Mënyra e sulmeve të 15 dhe 20 nëntorit kanë qenë krejtësisht ndryshe. Tani, po vazhdojmë të zbulojmë materialin që është përdorur për sulm si dhe identitetin e sulmuesve", ka thënë Gyler.
XS
SM
MD
LG