Ndërlidhjet

VJENË


Irani ka njoftuar se është i zhgënjyer me shtetet evropaine që e kanë përkrahur rezolutën e inicuar nga Shtetet e Bashkuara lidhur me programet bërthamore të Iranit. Ambasadori Pirooz Hosseini, ka thënë sot gjatë takimit të ekpertëve të Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike, që po mbahet në Vjenë se " Irani ka pritur më shumë nga kolegët Evropian". "Tre shtetet Evropiane, Britania, Gjermania dhe Franca, janë përpjekur për të bërë më shumë për të mirën tonë, por në anën tjetër, ne kemi pritur më shumë nga kolegët tanë evropian, mirëpo, fatëkeqësisht, presioni amerikan ka bllokuar dhe ka bërë pengesë njëherit në bashkëpunimin midis Iranit dhe Agjencisë", ka thënë Hosseini. Ndërkohë, sot në Vjenë, Libia ka nënshkruar protokollin shtesë për mos shumimin e armëve bërthamore. Me këtë protokoll, inspektorëve të Kombeve të Bashkuara i lejohet që të bëjnë kontroll të befasishme rreth armëve të ndaluara në Libi.
XS
SM
MD
LG