Ndërlidhjet

OHAJO


Presidenti amerikan George Bush ka folur sot në shtetin e Ohajos për një mori çështjesh në politikën amerikane, në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale. Theks të veçantë Bush i ka kushtuar problemeve ekonomike, me të cilat përballet Amerika. Duke folur per vendet e reja të punës Bush tha se "mbajmë përgjegjësi si qeveri që të krijojm një mjedis, i cili do të rris numrin e vendeve të punës dhe do të ndihmojë njerzit që të aftësohen për këto vende pune. Padyshim kjo është përgjegjësi e qeverisë. Disa politikan në Uashington e shohion këtë si sfidë të re, por që dëshirojnë ti përgjigjën me mënyrat e vjetra. Ata dëshirojnë të rrisin taksat federale dhe të ndërtojnë një mur ndarës i cili do t'a izolonte Amerikën nga vendet tjera të botës", tha Bush.
XS
SM
MD
LG