Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të forcave të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se një klerikë i lartë Sunnit është qëlluar për vdekje sot në Bagdad. Gjenerali Mark Kimit tha me këtë rast se " katër persona janë përgjegjës për këtë sulm, duke mos dhënë hollësi të tjera". Ndërkohë, në një sulm tjetër, dy policë irakienë janë vrarë nga disa persona të armatosur në qytetin Al-Qayem, në kufi me Sirinë. Sulme të ngjashme ka pasur edhe në zonat tjera të Irakut, ku raportohet për vrasjen e dy civilëve amerikanë dhe përkthyesit të tyre vendas.Zëdhënësi i forcave të koalicionit Dan Senor, i përshkroi sulmet si akte të terrorizmit."Është e qartë se ky është një sulm ndaj civilëve të cilët janë zyrtarë në strukturat irakiane dhe që janë duke punuar njëherit me strukturat e koalicionit. Ky është një akt terrorizmi dhe ne do ta trajtojmë si të tillë", ka thënë Senor.
XS
SM
MD
LG