Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i operacioneve paqëruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean Mari Guehenno, është takur sot në mëngjes në Graçanicë me klerikun ortodoks serb Artemie me ç'rast, siç tha zoti Guehenno, janë shkëmbyer pikëpamjet për situatën në Kosovë. Edhe peshkopi Artemie tha se janë shkëmbyer pikëpamjet e secilit për situatën atje, mirpo në fund secili ka mbetur në qëndrimet e veta. Guehenno, më pas ka shkuar në Beograd ku pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Vojisllav Koshtunica. Ndërsa në mbrëmje, kthehet në Prishtinë për t'u takuar me kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili sot kthehet nga Brukseli.
XS
SM
MD
LG