Ndërlidhjet

MADRID


Kryeministri i Spanjës Jose Maria Aznar bëri thirrje për dalje masovike në protesta kundër akteve terroriste në Madrid.
Protestave në mbrëmje pritet t'u bashkangjiten miliona njerëz.
Në mesditë, në tërë Spanjën me një minutë heshtje u përkujtuan viktimat e akteve të djeshme terroriste.
Aznar tha se në mesin e pothuaj 200 njerëzve që e humbën jetën në shpërthimet, kishte qytetarë nga 11 shtete.
"Fanatizmi religjioz apo etnik dallohen vetëm për qëllimet që luftojnë, ndërsa udhëhiqen nga impulsi i njëjtë: vrasja, shkatërrimi dhe gjenocidi", tha Aznar, për të shtuar se grupi separatist bask ETA është ndër të dyshuarit kryesorë, por hetimet askë nuk do ta përjashtojnë.
Ndërkaq ministreja e Jashtme Ana Palacio nuk e përjashtoi mundësinë që sulmet t'i kenë drejtuar grupe tjera, përfshirë radikalët islamikë.
XS
SM
MD
LG