Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria amerikane ka shpallur sot fillimin e një operacioni të ri në hapësirën e Afganistanit Lindor, që ka për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës së rrjetit al-Qaida dhe të talibanëve. Brayan Hilferty është zëdhënës i ushtrisë amerikane në Kabul. Ja se ç'thotë ai lidhur me këtë operacion:
Do të thoja se ky operacion ka për qëllim, sikur edhe ato të tjerat, në rindërtimin dhe në forcimin e sigurisë në Afganistan. Ne kemi besim se liderët e al-Qaidës dhe të talibanëve duhet të sillen para drejtësisë dhe kjo do të ndodhë.
XS
SM
MD
LG