Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i financave në qeverinë izraelite, Benjamin Netanyahu, ka kritikuar planin e "disangazhimit" të kryeministrti Ariel Sharon, është kumtuar sot nga ministria e financave. Sipas kësaj kumtese, zoti Netanyahu konsideron se "ky plan është problematik dhe i ndërlikuar dhe se nuk shihen përgjigjet për veprimet eventuale reciproke palestineze, që janë të një rëndësie jetike për sigurinë e Izraelit". Këto komente ministri Benjamin Netanyahu i ka bërë gjatë takimit të djeshëm me një të dërguar amerikan në rajon.
XS
SM
MD
LG