Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush, ka mbrojtur politikat e administratës që drejton, si në planin e sigurisë dhe atë ekonomik.
Gjatë fjalimit javor drejtuar kombit, presidenti Bush duke folur për gjendjen e ekonomisë amerikane tha:
"Disa politikanë në Uashington i shohin sfidat e reja të ekonomisë, por dëshirojnë t'i përgjigjen me metodat e vjetra, të cilat janë joefikase. Ata dëshirojnë të rrisin taksat federale, duke goditur kështu familjet dhe biznesin e vogël. Kjo nuk është strategji për krijimin e vendeve të reja të punës. Ata duan të ngrejnë mure tregtare dhe të izolojnë Amerikën nga pjesa tjetër e botës."
XS
SM
MD
LG