Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Burimet ushtarake amerikane kanë bërë të ditur se kanë filluar "ofensivën e pranverës", një operacion i madh ushtarak, që synon mundjen përfundimtare të luftëtarëve të mbetur talibanë dhe të Al-Kaidës.
Zëdhënësi i trupave amerikane në Afganistan, Bryan Hilferty, dha pak detaje për ofensivën, por sqaroi se bëhet fjalë për operacione ajrore.
"Kjo do të ndihmojë në sjelljen para drejtësisë të drejtuesve të organizatave terroriste", ka thënë Hilferty.
Ai ka shtuar se suksesi i operacionit nuk do varet nga kapja e një njeriu të vetëm, sic është Osama Bin Laden.
XS
SM
MD
LG