Ndërlidhjet

MADRID


Al-Kaida, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Madrid, në një videokasetë të gjetur nga policia spanjolle. Ministri i punëve të Brendshme të Spanjës, Angel Acebes ka thënë se "në këtë videokasetë, një person që prezantohet si zëdhënës i Al Kaidës për Evropë, thotë se kjo është përgjigjje ndaj bashkëpunimit spanjoll me Shtetet e Bashkuara në luftën në Irak". "Video shiriti e merr përsipër përgjegjësinë për sulmin e 11 marsit në Madrid. Pohimi është bërë në gjuhën arabe me theks marokien. Për momentin e studiojmë autenticitetin e deklaratës, të cilën duhet t'a trajtojmë me tepër kujdes", tha Acebes. Autoritetet spanjolle arrestuan mbrëmë pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me sulmet e fundit në Madrid. Ndërkohë grupi separatist bask "ETA", sot sërish mohoi çfarëdo roli në shpërthimet në Madrid. Njoftimi u bë publik në uebsajtin e gazetës baske "Gara", në të cilin gjithashtu akuzohet qeveria e kryeministri Aznar për mbështetje të Shteteve të Bashkuara për luftën në Irak.
Ndërkaq, sot në Spanjë po mbahen zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG