Ndërlidhjet

MADRID


Një ditë pas fitores së papritur në zgjedhjet, lideri i socialistëve të Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero deklaroi se ai me gjasë do t'i tërheqë trupat spanjole nga Iraku.
Zapatero, tha se 1.300 trupat spanjole që gjenden në Irak, do të kthehen në shtëpi.
Ai tha se lufta në Irak është "katastrofë e vazhdueshme", dhe drejtoi kritika të ashpra kundër qeverive amerikane dhe britanike për politikën e tyre në Irak.
"Shumë herë kam thënë se lufta në Irak është një katastrofë e madhe, ndërsa edhe pushtimi vazhdon të jetë katastrofë. Nuk prodhoi asgjë tjetër përpos më shumë dhunë dhe urrejtje, andaj nga kjo duhet nxjerrë mësime", tha Zapatero.
Socialistët fituan disa ditë pas sulmeve në Madrid, ku u vranë 200 njerëz dhe u plagosën rreth 1.500.
Mbetet e paqartë kush i kreu sulmet, por pas pretendimit për marrjen e përgjegjësisë nga zëdhënësi i Al-Kaidës, shumë votues sulmet i ndërlidhën me mbështetjen që Spanja i dha luftës së Shteteve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG