Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Qytetarët e Evropës, në mesditë me tre minuta heshtje i nderuan viktimat e sulmeve në Madrid që lanë 200 të vrarë, ndërsa zyrtarët bënë thirrje për aksion të menjëhershëm ndaj sulmeve.
Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi u kërkoi liderëve të unionit të sajojnë një plan të përbashkët anti-terror në samitin e Bashkimit Evropian në 25-26 Mars.
"Sulmet me bomba në Spanjë na përkujtojnë për domosdoshmërinë që të përgatitemi për kërcënimet ndaj sigurisë sonë", tha Prodi.
Në Londër, sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se asnjë vend nuk është imun ndaj sulmeve terroriste, dhe askush nuk ka mundësi të zgjedhë në luftën kundër terrorizmit.
Ministri i jashtëm i Francës Dominique de Villepin u bëri thirrje homologëve të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të Këshilit të Sigurimit, të mbajnë takim emergjent mbi përpjekjet për luftimin e terrorizmit.
Në Manilë, qeveria tha se sulmet terroriste në Spanjë dhe rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojnë në ndërhyrjen ushtarake të Filipineve në Irak.
XS
SM
MD
LG