Ndërlidhjet

MOSKË


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Aleksandr Veshnyakov tha se nga 99% e votave të numëruara në zgjedhjet presidenciale në Rusi, Vladimir Putin ka fituar mbi 71%.
Presidenti rus u zotua se vendi do ta mbajë shkallën e rritjes ekonomike dhe do t'i mbrojë parimet demokratike, përfshirë lirinë e mediave.
"Dua t'ju siguroj se në katër vitet e ardhshme do të punoj me ritmin e njëjtë, do të bëj çmos që qeveria të punojë me efikasitet, dhe ju premtoj se të arriturat demokratike të njerëzve do të sigurohen dhe garantohen", tha Putin.
Duke i kritikuar zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE-së thanë se mediat shtetërore nuk ishin të paanshme dhe kontribuan në fushatën parazgjedhore.
XS
SM
MD
LG